Politike

“Provokacija! Feston vdekjen e fëmijëve”/ Rama ndau VIDEON e Bill Clinton, “tërbohen” mediat serbe, jehonë postimit

24 Mars 2021, 10:50 Nga DOSJA

BEOGRAD– Videoja e presidentit amerikan Bill Clinton që kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet e tij sociale ka “tërbuar” serbët. Në 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër serbëve që kishin nisur një spastrim etnik në Kosovë, Rama ndau momentin historik në Twitter. 

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane,”-shkruhet në postimin e Ramës. Lajmi i Ramës ka marrë dhenë në të gjitha mediat kryesore serbe si: Alo!; Blic dhe Tanjug, duke mos i kusyer as komentet. 

“Provokimet e tmerrshme, festojnë vdekjen e fëmijëve serb në përvjetorin e fillimit të agresionit të NATO-s. Rama ndan fjalimin e Klintonit: Është thjesht mbrojtja e Kosovës së shtypur,”-shkruan Alo!. 

Data 24 mars shënon sot 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike 22-vjetori i bombardimeve te nato edi rama 22-vjetori i bombardimeve te nato edi rama

Sondazh

Poll