Politike

Rruga e Kombit, Basha kujton momentin historik, i dedikon pjesë në librin e tij: Mezi mbaja lotët, është krenaria ime…

24 Mars 2021, 10:25 Nga DOSJA
Rruga e Kombit, Basha kujton momentin historik, i dedikon pjesë në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar detaje nga jeta e tij, duke i shënuar në faqet e librit të tij “Misioni im”. Pjesë nga libri janë publikuar, pikërisht nga momenti kur kryedemokrati kujton përurimin e rrugës së Kombit. Ndër rreshta, ai shkruan se hapja e rrugës së Kombit ka qenë nderi më i madh i jetës së tij politike.

“…Si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Transporteve, puna ime për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzim i lidhjes sime me Kosovën, té cilën nuk e dinte askush. Kur kemi inauguruar Rrugën e Kombit me ish-kryeministrin Berisha, unë mezi mbaja lotët: në ato çaste, teksa prisnim të binte barriera e fundit që na ndante me Kosovën, me kane ardhur në mend gjyshërit e mi, të cilët ndërruan jetë pa pasur më kurrë mundësi ta shikonin tokën e tyre, m’u kujtuan dëbimet masive të shqiptarëve, m’u kujtuan sakrificat e sa e sa patriotëve që luftuan për liri, presidenti Rugova, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të gjitha këto vetëm në një fraksion sekonde. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime politike deri atëherë, që falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të isha pjesëmarrës në pavarësimin e Kosovës, të përjetoja në radhën e parë se si po realizohej një ëndërr, jo vetëm e familjes sime, por e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë…”,-shkruan Basha në librin e tij.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike libri i lulzim bashes lulzim basha libri i lulzim bashes lulzim basha

Sondazh

Poll