Politike

Të rinjtë europianë të EDS helmohen nga gazi lotsjellës, Berisha: Sekretarja e Përgjithshme në gjendje të rëndë (FOTO)

12 Maj 2019, 06:53 Nga DOSJA
Të rinjtë europianë të EDS helmohen nga gazi

Tiranë- Në protestën e djeshme të opozitës studentët europianë të EDS-së janë helmuar nga gazi lotsjellës.  Të lënduar nga gazi helmues kanë mbetur edhe të rinj të rrjetit studentorë të partisë popullore Europiane që ndodhen në Shqipëri për mbledhjen e Këshillit. Presidentit të këtij rrjeti Virgilio Falco nga Italia i ra të fikët ndërsa sekretarja e pergjithshme e EDS Sarah Juriks është në spital pas problemeve nga gazi helmues.

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka publikuar një foto shprehet se Sara Jurik është në gjendje të rëndë në spital nga helmimi me lëndet toksike.

“E reja norvegjeze, sekretarja e përgjithshme e EDS, Sara Jurik në gjendje të rëndë në spital nga helmimi me lëndet toksike të hedhura kundër protestuesve paqësore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim. “, shkruan Berisha.

Dje opozita e bashkuar protestoi për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkuan lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë u lënduan 16 efektivë policie dhe 4 protestues.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 11 maj sali berisha protesta e opozites 11 maj sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2019, 22:03

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do...