Politike

Zhvendoset protesta tek Drejtoria e Policisë, Basha: Dollapin e rrahën me urdhër të Ramës dhe të Lleshajt

11 Maj 2019, 20:19 Nga DOSJA
Zhvendoset protesta tek Drejtoria e Policisë, Basha: Dollapin e rrahën

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj sekretarit organizati i PD, Said Dollapi. Basha u ka bërë thirrje të gjithëve që të shkojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e Dollapit.

Me urdhër personal të Edi Ramës është dhunaur në mënyrë të pashembullt sekretari organizativ i PD. Ai gjatë gjithë protestës ka mbrojtur efektivët e policisë duke dalë para gurëve dhe para fishekzjarrëve. Ai me urdhër të Lleshajt dhe të Edi Ramës ai është dhunuar. Në emër të opozitës i bëj thirrje të gjithëve që të shkojmë tek Drejtoria e Poicisë Tiranë aty ku mbahet Dollapi”, tha Basha.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 13 efektivë policie dhe 3 protestues, ndër to njëri prej tyre është sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi që u dhunua barbarisht nga policia. Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste dhunohet said dollapi edi rama lulzim basha protesta e opozites 11 maj 2019 dhuna ne proteste dhunohet said dollapi edi rama lulzim basha protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll