Politike

Protesta, ndërkombëtarët kundër opozitës: Dënojmë dhunën, duhet të mbani përgjegjësi politike

11 Maj 2019, 19:56 Nga DOSJA
Protesta, ndërkombëtarët kundër opozitës:

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës, duke thënë se  dënon dhunën që ishte e pranishme sot në këtë tubim. Sipas ambasadës dhuna është jodemokratike dhe drejtuesit e opozitës duhet të nxisin qetësi. Po ashtu dhe organizma të tjerë ndërkombëtar kanë dënuar aktet e dhunës nga protestuasit gjatë tubimit. 

Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, shkruan ambasada.

Ndërkohë në një reagimë të shkurtër dhe amabsadori i Britansië në Tiranë, Duncan Norman, i cili bën thirrje për qetësi. “Ne i nxisim të gjithë që të tregojnë respekt për sundimin e ligjit gjatë protestës. Kjo është koha për qetësi, përmbajtje në demonstrata”, shkruan Norman.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe OSBE, e cila dënon dhunë në protestë. Sipas OSBE organizatorët e protestës së sotme duhet të mbajnë përgjegjësi politike. 

Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë“, shkruan OSBE.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 6 efektivë policie dhe 1 protestues. Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba ambasadori britanik dhuna ne proteste duncan norman ambasada e shba ambasadori britanik dhuna ne proteste duncan norman

Sondazh

Poll