Politike

Spiropali ironi me Metën: Presidenti ka ngatërruar dhunuesin Dollapi me të dhunuarin

11 Maj 2019, 22:19 Nga DOSJA
Spiropali ironi me Metën: Presidenti ka ngatërruar dhunuesin Dollapi

TIRANË– Elisa Spiropali, ministre për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e qeverisë ka reaguar kundër Presidentit Ilir Meta. Në një reagim në Facebook, Spiropali shkruan se Meta ka ngatërruar padashje Said Dollapin me gazetarin e TCH, që është dhunuar nga protestuesit e PD.

Presidenti i Republikës ka ngatërruar padashje dhunuesin Sahit Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Besfor Kryeziu, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi! Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Besfori jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashe t’i vij në ndihmë me këtë korrigjim”, shkruan Spiropali.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta protesta e opozites 11 maj 2019 elisa spiropali ilir meta protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2019, 22:03

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do...