Politike

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

11 Maj 2019, 22:03 Nga DOSJA
PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do të jenë të gjithë ish-deputetët dhe Kolegji i Kryetarëve.

Mbledhja urgjente mësohet të jetë thirrur nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Takimi me krerët e degëve dhe ish-deputetët vjen pas arrestimit të Said Dollapit dhe protestës e cila pati dhe akte dhune.

Partia Demokratike ndërkohë kërkon lirimin e menjëhershëm të Said Dollapit, pasi e quan atë qënjë arrestim të paligjshëm dhe të nxitur nga Rama dhe Lleshaj.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja urgjente partia demokratike lulzim basha mbledhja urgjente partia demokratike

Sondazh

Poll