Politike

Meta apelon për qetësi në protestë: Situata absurde, Said Dollapi të lirohet

11 Maj 2019, 17:49 Nga DOSJA
Meta apelon për qetësi në protestë: Situata absurde, Said

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë. Ai shprehet që të mos ushtrohet dhunë ndaj efektivëve dhe njerëzve. Po ashtu Meta ka reaguar dhe për arrestimin e Sekretarit Organizativ të PD, për të cilin thotë se duhet të lirohet menjëherë.

Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve– shkruan Meta në një status në Facebook.

Edhe pse Presidenti bëri thirrje për të ruajtur qetësinë, dhuna në protestë u shtuar. Në këto kushte Meta në një reagim  ka bërë sërish thirrje të gjithë individëve që të ruajnë qetësinë. 

I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve“, shkruan Meta në reagimin e dytë.

Meta pas dhunimit të Sekretarit Organizativ të PD ka reaguar sërish duke thënë se ajo që po ndodh tek Drejtoria e Policisë është aburde dhe Said Dollapi duhet të lirohet menjëherë. 

Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, shkruan Meta.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(F.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta per protesten e opozites protesta e opozites 11 maj 2019 ilir meta meta per protesten e opozites protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll