Politike

PD merr vendimin pas mbledhjes urgjente: Protestë nesër dhe të hënën në orën 18:00

11 Maj 2019, 23:30 Nga DOSJA
PD merr vendimin pas mbledhjes urgjente: Protestë nesër dhe të

Mbledhja urgjente e kreut të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve në rrethe dhe ish-deputetët ka përfunduar. Bëhet me dije se në këtë mbledhje është marrë vendim që protesta e sotme të mbyllet dhe ajo të riaktiviohet nëser para Drejtorisë së Policisë.

Po ashtu një tjetër vendim është marrë që të hënën nën orën 18:00 të ketë një protestë sërish në Tiranë. Pas mbledhjes ka reaguar dhe Basha. Në një fjalë pasa simpatizantëve të PD, ai tregoi vendimet dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën e radhës.

Të hënën protestë kombëtare në orën 18:00. I bëj thirrje qytetarëve te Tiranës që të na bashkohen nesër në 11 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thike, jo në mes, shumica e qytetarëve që kanë qenë me ne u shpreh mirënjohjen. Jemi në të njëjtën anë, jemi shpresa. Askush mos të mungojë të hënën në orën 18:00”, tha Basha pas mbledhjes urgjente.

Ndërkohë mësohet se të gjithë ata që ishin në mbledhje do të shkojnë tek Spitali Ushtarak për të vizituar Said Dollapin, i cili u dhunua nga Policia.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha pd mbledhje urgjente protesta e opozites 11 maj 2019 protesta kombeta lulzim basha pd mbledhje urgjente protesta e opozites 11 maj 2019 protesta kombeta

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2019, 22:03

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do...