Politike

“Respekt për trupat e Policisë”, Rama për protestën: Zjarri s’ka çfarë t’i bëjë qeverisë, trishtim!

11 Maj 2019, 18:36 Nga DOSJA
“Respekt për trupat e Policisë”, Rama për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve dhe derës së djegur në protestën  e opozitës. Rama thotë se zjari nuk ka çfarë t’i bëjë qeverisë, por i bën dëm Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë thotë, se uron që të gjithë ata që shkojnë pas opozitës, ditën e sotme, t’ju jenë hapur sytë.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”-shkruan Rama.

Rama në një ragim po në mediat sociale ka shkruar se uniformat e policisë së shtetit kanë qenë shumë dinjitoze sot në protestë.

Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve“, shkruan Rama.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(F.G. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama policia e shtetit protesta e opozites 11 maj 2019 edi rama policia e shtetit protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll