Politike

Endri Fuga akuza Bashës: Kur ishe ministër vrave katër njerëz, sot policia shpëtoi jetën qytetarit

11 Maj 2019, 19:47 Nga DOSJA
Endri Fuga akuza Bashës: Kur ishe ministër vrave katër

Drejtori i Komunikimit në Kryeminsitri, Endri Fuga në një reagim në mediat sociale bën krahasim mes policisë sot dhe policisë në 21 janar 2011. Fuga shkruan se në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm vrau katër njerëz, ndërsa sot policia shpëtoi një qytetar që mund të merrte flakë.

Në vitin 2011 kur Basha ishte Ministër i Brendshëm, ai urdhëroi policinë e tij për të qëlluar dhe vrarë 4 protestues të pafajshëm dhe paqësorë. Sot policia shpëtoi protestuesit nga flakët e bombave molotov që mbështetësit e Bashës hodhën në ndërtesën e Qeverisë”, shkruan Endri Fuga.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 6 efektivë policie dhe 1 protestues. Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janari 2011 endi fuga lulzim basha policia e shtetit 21 janari 2011 endi fuga lulzim basha policia e shtetit

Sondazh

Poll