Politike

Protesta e opozitës para kryeministrisë, 11 maj 2019

11 Maj 2019, 17:57 Nga DOSJA
Protesta e opozitës para kryeministrisë, 11 maj 2019

Zjarr dhe dhunë! Kështu ka nisur protesta e katërt kombëtare e opozitës së bashkuar kundër qeverisë Rama përballë Kryeministrisë. Si pasojë e dhunës dhe përplasjeve, 13 policë dhe 4 protestues kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi. Dollapi u ndalua nga një polic, i cili i kërkoi që të hiqte maskën kundragaz që mbante në fytyrë. Teksa ai u përpoq që t’i largohej policit, u rrëzua ndërsa policët që ishin pranë tij u afruan dhe e goditën me shkopa gome për ta shoqëruar më pas në Polici. Pas shoqërimit të Dollapit, nga selia blu kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e zyrtarit të PD-së. Lidhur me shoqërimin e Dollapit reagoi edhe presidenti Ilir Meta, i cili tha se zyrtari i PD duhej çuar në spital, duke e cilësuar dhunën e policisë, absurde. Përveç presidentit Meta, nuk kanë munguar reagimet edhe nga Rama, Lleshaj dhe ndërkombëtarët.

Rama shkruante në rrjetet e tij sociale se dhuna kundër kryeministrisë nuk ishte ndaj qeverisë së tij por Shqipërisë. Lleshaj përgëzoi punën e policisë, ndërsa Meta bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë. Ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, njëzëri kanë dënuan dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. Ndërsa OSBE-ja është shprehur se organizatorët e protestës së sotme duhet që të mbajnë përgjegjësi politike. Megjithatë liderët e partive opozitare duket se nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas. Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Ndërsa kryedemokrati Basha u shpreh se “opozita e bashkuar” ishte tashmë maxhorancë duke përdorur si referencë numrin e pjesëmarrësve në protestë.

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato vendore. Më 21 shkurt opozita dogji mandatet me pretendimin se parlamenti ishte nën pushtetin e krimit. Pas thirrjeve të opozitës për dorëheqje, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog.

Thirrjeve për dialog i është bashkuar edhe presidenti Meta dhe aleatët e PD-së. Përveç protestave, opozita e bashkuar ka nënshkruar edhe një marrëveshje me 10 pika, një prej tyre është edhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike digjet dera e kryeministrise protesta e 11 majit protesta e opozites digjet dera e kryeministrise protesta e 11 majit protesta e opozites

Sondazh

Poll