Politike

“Pse duhej shembur Materniteti në kohë pandemie dhe pak kohë para zgjedhjeve”/ Shehi: 7 milion euro në tepsi, Kryeminist

22 Mars 2021, 18:25 Nga DOSJA
“Pse duhej shembur Materniteti në kohë pandemie dhe pak

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi, ka reaguar pas lajmit se një pjesë e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, është shemebur

Në një video live, që ka bërë në rrjetet sociale, Shehi shprehet se Materniteti është një godinë historike, dhe sipas tij shembja e godiave është një biznes që bën Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ndërtuesit, po bëjnë biznes.

Shehi ka hedhur akuza të forta duke thënë se godina historike është shembur në një periudhë pandemie dhe vetëm pak ditë para zgejdhjeve, pasi Kryeministri Rama dhe vartësit e tij kanë rezervuar 7 milionë euro për të ua dhënë oligarkëve.

“Një godinë historike si Materniteti, me të cilën jemi mburrur ishte një pjesë historike. Duam një diskutim publik se ç’po bëhet, duam një shpjegim se ku shkojnë këto godina, ku shkoi teatri, stadiumi. Më qytetin tonë bëhet si të kete qejf është një biznes me Kryeministrit Kryetarit Bashkisë dhe ndërtuesve. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” nuk i shpëtoi dot babëzisë dhe rruspës së timonierit! Kryeministri, Edi Rama, në mungesë të programit dhe vizionit vijon fushatën e linçimit ndaj kundërshtarëve politik, teksa më të njëjtin intensisitet edhe rruspat vijon shëmbjen e paligjshme të monumenteve të kulturës. Teatrit Kombëtar babëzia e PPP-ve “alla Ndranghetiane” nuk kurseu as maternietetin “Mbretëresha Gerladinë”, një prej ndërtesave simbol të kryeqytetit dhe banorëve të tij, njëherësh i shpallur monument kulture i kategorisë së dytë. Se përse duhej shembur në këtë kohë pandemie, ky objekt me vlera të rralla historike, pak javë përpara zgjedhjeve dhe pa asnjë informacion publik, është shumë e qartë. Bëhet fjalë për 7 milionë euro në tepsi, që Kryeministri dhe vartësit e tij i kishin rezevuar dhe ia kishin premtuar oligarkëve të tyre, mbështetjen e të cilëve Rama e kërkon me ngulm me 25 prill.”– tha Dashamir Shehi.

Dosja.al raportoi dy ditë më parë se një pjesë e godinës që është shpallur monument kulture e kategorisë së dytë, vendim që është marrë që më 5 mars të vitit 2007, do të rikonstruktohet me një vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë. Projekti që është marrë përsipër nga Instituti i Ndërtimit, pretendohet që të kryhet për 36 muaj, por nuk përcaktohet se kur kanë nisur dhe kur duhet të përfundojnë. Ndërsa buxheti i caktuar për projektin është shuma e 466 milion lekësh.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll