Politike

Auditoret mbyllen për shkak të Covid-19, Manja grumbullon studentët në kinema: Po flasim për drejtësinë! “Qëndresa”:

22 Mars 2021, 18:13 Nga DOSJA
Auditoret mbyllen për shkak të Covid-19, Manja grumbullon

TIRANË– Ndërkohë që studentët nuk lejohen të futen në auditore qoftë edhe për të dhënë provime, Ulsi Manja, kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste, që qëndton në vendin e gjashtë në qarkun e Tiranës, ka vendosur që t’i mbledhë në kinema.

Në kuadër të fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit, Manja ka mbledhur një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë “MAKS VELO”.

Krah videos, Manja shkruan se takimi është zhvilluar për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri.

Takim bashkëbisedues me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë më të re në Laprakë, për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri. Kinema “MAKS VELO”,”- shkruan Manja.

Këtë takim, e ka komentuar Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”. Ky i fundit shkruan se studentët nuk po lejohen që të shkojnë në auditore për shkak të pandemisë, ndërsa për partinë, mund të realizohen takime fizike.

Ndërkohë që studentët bëjnë mesim online në Universitet, pasdite i thërrasim në takim partie. Madje meqënëse janë të drejtësisë, u mësojmë edhe se si shkelet Kodi Zgjedhor duke përdorur asetet publike në favor të një kandidati,”- thotë Xhemollari.

Universitetet vijojnë që të jenë të mbyllura. Mësimi bëhet online me argumentin e parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe shmangien e grumbullimeve për shkak të Covid-19.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja grumbullon studentet ne kinema ulsi manja ulsi manja grumbullon studentet ne kinema

Sondazh

Poll