Politike

Libri “Misioni im”, juristi Nest Zefi akuzon Bashën: Më ka kopjuar trashë dhe pa leje, është diçka shumë e rëndë

22 Mars 2021, 17:01 Nga DOSJA
Libri “Misioni im”, juristi Nest Zefi akuzon Bashën: Më ka

TIRANË– Juristi Nest Zefi akuzon publikisht kryedemokratin Lulzim Basha se e ka kopjuar dhe ka përdorur tezat e tij pa leje, në librin me titull “Misioni im”, që kreu i Partisë Demokratike prezantoi publikisht sot.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, juristi Zefi shkruan se një prej tezave që i është kopjuar nga kryedemokrati Basha është fjala ku ai iu është drejtuar miqve italianë pasi u shpall kandidat për deputet. Gjithsesi, sipas Zefit, Basha e ka kopjuar shumë ‘trashë’ dhe kjo sipas tij është diçka e rëndë.

Ne librin e tij “Misioni” Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij…me kopjue kaq trashe bash asht e rande…,”- shkruan ai.

Sot kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi librin e tij të sapobotuar me titull “Misioni im”, për të cilin u shpreh se e ka shkruar gjatë periudhës së karantinës dy-mujore ku Shqipëria ishte në izolim total. Vetë Basha tha se në libër flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike juristi akuzon bashen lulzim basha misioni im nest zefi juristi akuzon bashen lulzim basha misioni im nest zefi

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...