Politike

5 javë para zgjedhjeve/ Imzot George Frendo mesazh politikanëve: Të mësojnë nga besimet tona, të shohin të mirën e për

22 Mars 2021, 16:52 Nga DOSJA
5 javë para zgjedhjeve/ Imzot George Frendo mesazh politikanëve:

TIRANË – Imzot George Frendo, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, iu ka dërguar një mesazh politikanëve. Gjatë ceremonisë së vlerësimit me dekoratën “Nderi i kombit” të Këshillit Ndërfetar Shqiptar, lideri i Kishës Katolike në Shqipëri, Frendo është shprehur se besimet fetare në Shqipëri jetojnë në harmoni pasi vlerësimi është më i madh për atë që i bashkon se sa dallimet, duke shtuar se politikanët duhet të ndjekin pikërisht këtë shembull.

Ai theksoi se është edhe detyra e politikanëve të shohin jo aq shumë atë që i dallon, por atë që i bashkon, të mirën e përbashkët.

“Paqja fiton me luftë. Tingëllon shumë paradoksale, por që të fitojmë paqen duhet të luftojmë kundër krenarisë, eogizmit, xhelozisë. Ne gëzohemi se në fakt jetojmë në harmoni. Shoqëria ka nevojë jo vetëm për politikën, por edhe besimin. Është politika që ndryshon strukturat, por është feja, besimi që mund të ndryshojë zemrat. Ne krenohemi këtu në Shqipëri për faktin se besimet e ndryshme nuk janë rrezik për shoqërinë, madje japim shembullin e një harmonie shumë të fortë. Pse jetojmë në harmoni? Sepse kemi pasur fat që gjithmonë besimet tona këtu në Shqipëri kanë vlerësuar më shumë atë që na bashkon se sa dallimet që na bëjnë besimet e ndryshme. Ajo që na bashkon është besimi ynë monoteist dhe bindja që të gjithë kemi një rol shumë të veçantë në shoqëri. Për këtë arsye ynë dëshiroj të shtoj, të them që kjo ceremoni po bëhet në një moment shumë të rëndësishëm, sepse jemi vetëm 5 javë larg zgjedhjeve. Dëshiroj që të theksoj se është edhe detyra e politikanëve të shohin jo aq shumë atë që i dallon, por atë që i bashkon, që është e mirë e përbashkët. Këtë i uroj politkanëve tanë këtë moment dhe që mund të mësojnë diçka nga ne, besimet e ndryshme. Jemi të ndryshëm, por jemi të bashkuar, në dashuri, në bindje që kemi diçka shumë të rëndësishme për të kontribuar në shoqërinë tonë”,- tha, Imzot George Frendo.

Presidenti Ilir Meta, këtë të hënë në ditën e Sulltan Novruzit, ka vlerësuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë Nderi i Kombit”.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike imzot george frendo imzot george frendo

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...