Politike

Meta dekoron Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Jeni faktor i rëndësishëm për integrimin në BE

22 Mars 2021, 16:22 Nga DOSJA
Meta dekoron Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Jeni

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, këtë të hënë në ditën e Sulltan Novruzit, ka vlerësuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë Nderi i Kombit”.

Meta, në fjalën e tij, ka theksuar se komunikimi ndërfetar është një vlerë e shtuar e shqiptarëve dhe një faktor i rëndësishëm në integrimin e BE-së.

Ndër të tjera kreu i shtetit, ka theksuar se kthimi i plotë i pronave dhe pa vonesë komuniteteve fetare ka një rëndësi të veçantë.

“Dekorata është unikale sepse e tillë është dhe tradita e mirëkuptimit, e sakrificës dhe rënia juaj dhe e jona e përbashkët. Krijimi i Këshillit ndërkombëtar është dhe një ndër arritjet më të mëdha dhe ne i përkulemi në nder katër krerëve që arritën këtë. Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera. Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”- tha Meta.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...