Politike

LISTA/ KQZ nis verifikim të thelluar për 12 kandidatë, mes tyre Tom Doshi, Zef Hila dhe Agron Kapllani (EMRAT)

22 Mars 2021, 16:00 Nga DOSJA
LISTA/ KQZ nis verifikim të thelluar për 12 kandidatë, mes tyre

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët do të dërgohen për verifikim të thelluar. Në total janë 12 kandidatë për deputetë nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike, Partia Socialdemokrate, Partia Socialiste dhe nga Koalicioni ABEOK.

Dy kandidatët që KQZ-ja do të dërgoje për verifikim të thelluar nga Koalicioni ABEOK janë Altin Gjeloshaj dhe Elsa Voka. Nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është vetëm një kandidat për deputet që do të dërgohet për verifikim, Arbër Arifaj. Nga listat e Partisë Demokratike janë katër: Agron Kapllanaj; Gentjan Muca; Rezart Tusha dhe Zef Hila.

Nga Partia Socialdemokrate është vetë kreu i kësaj partie Tom Doshi dhe kandidati Kleo Murataj  ndërsa nga listat e Partisë Socialiste, do të dërgohen për verifikim të thelluar tre kandidatë për deputetë: Artan Bitri; Halim Dauti dhe Leonard Beqiri.

Lista e kandidatëve që do të dërgohen për verifikim të thelluar:

Koalicioni ABEOK:
– Altin Gjeloshaj
– Elsa Voka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
– Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
– Agron Kapllanaj
– Gentjan Muca
– Rezart Tusha
– Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
– Kleo Murataj
– Tom Doshi
Partia Socialiste:
– Artan Bitri
– Halim Dauti
– Leonard Beqiri

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...