Politike

Takimi me Macron, Rama: Më ftoi vetë Presidenti, diskutuam për parkun voltaik në Karavasta dhe investimet në ujësjellësin

22 Mars 2021, 17:30 Nga DOSJA
Takimi me Macron, Rama: Më ftoi vetë Presidenti, diskutuam për

FRANCË– Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar sot me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në një prononcim, Rama tregon se ai ka udhëtuar drejt Francës, me ftesë të Presidentit Macron, i cili i ka kërkuar një drekë pune dhe kanë diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe finalizimi i gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore në ujësjellësin e Durrësit.

Rama shtoi se me Macron ka folur edhe për një program për gratë dhe vajzat, për investimet e Francës për investimet në energji në Shqipëri, parku voltaik më i madh i rajonit në Karavasta si dhe për planin Europian të investimeve për Ballkanin.

Ishte një ftesë e presidentit, kishim disa kohë që nuk ishim takuar dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë pune me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë franceze për zhvillim që është angazhuar për financimin e tre projekteve, më i rëndësishme është finalizimi i gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, sistemin elektro-energjetik dhe një program për gratë dhe vajzat. Folëm edhe për investimet e Francës për investimet në energji në Shqipëri, parku voltaik më i madh i rajonit në Karavasta. Kemi folur për planin Europian të investimeve për Ballkanin,”– tha Rama.

I pyetur nëse Macron kërkoi që ai të ishte ndërmjetës në dialogun Kosovë- Serbi, Rama tha se kjo gjë nuk mund të ndohë, pasi është palë.

LAJMI KRYESOR: AXHENDA/ Rama niset drejt Parisit, drekon në 13:00 me Presidentin Macron, BISEDË “sekrete” para gostisë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama takon macron edi rama rama takon macron

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 14:47

TIRANË- Ditën e sotme, në vendin tonë, kanë mbëritur 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Në një njoftim nga Kryeministria u bë e ditur vaksinat janë dhu...