Politike

Festa e Sulltan Novruzit/ Lediana Fratari: Me punë dhe besim tek Zoti, ne mund t’ia dalim!

22 Mars 2021, 17:49 Nga DOSJA
Festa e Sulltan Novruzit/ Lediana Fratari: Me punë dhe besim tek Zoti, ne

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari, ditën e sotme së bashku me të atin, biznesmenin Hajredin Fratari, ditën e sotme ka marrë pjesë në ceromoninë që është zhvilluar në kuadër të besimtarëve bektashinj. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa shihet krah të atit dhe krah në mesin e besimtarëve bektashinjë, Fratari thotë se me punë dhe me besimin tek Zoti, ne mund t’ia dalim të bëjmë më të mirën për veten dhe vendin tonë.

POSTIMI I PLOTË: 

Me punë dhe besim tek Zoti, ne mund t’ia dalim! Sot është festa e shenjtë e besimtarëve bektashinj, Sulltan Novruzi. Ishte emocionues fjalimi i kryegjyshit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Historia e fesë është historia e vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit” – tha Baba Mondi. U ndjeva e privilegjuar të isha sot mes besimtarëve bektashinj në kryegjyshatë. Por isha edhe më shumë e privilegjuar të isha krah tim eti, Hajredin Fratari, që është njëkohësisht edhe ndërtuesi i kryegjyshatës, një prej ndërtesave unike dhe më të mrekullueshme në vend. Gëzuar bashkëkombas të mi! Me punën tonë dhe me besimin tek Zoti, ne mund t’ia dalim të bëjmë më të mirën për veten dhe vendin tonë!

Besimtarët bektashianë kanë festuar sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, që sipas të cilës çdo gjë ringjallërohet duke nxitur edhe shpresën e ringjalljes për njerëzimin.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike hajredin fratari lediana fratari hajredin fratari lediana fratari

Sondazh

Poll