Bota

“91 vota Simiqit, 69 Konjufcës”, revoltohet Enver Robelli: Poshtërsi! Kandidati serb u votua më shumë se ai shqiptar

22 Mars 2021, 13:09 Nga DOSJA
“91 vota Simiqit, 69 Konjufcës”, revoltohet Enver Robelli:

KOSOVË– Gazetari Enver Robelli ka komentuar rezultatin e votimeve në Kuvendin e Kosovës për kryetarin e saj dhe nënkryetarët e tjerë.

Me anë të postimi në rrjetet sociale, Robelli vë theksin te rezultati 91 vota për kandidatin serb dhe 69 për atë shqiptar, ku shkruan se përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mos durimi në skenën politike shqiptare të Kosovës ka arritur deri aty sa kandidati i listës serbe votohet më shumë se ai shqiptar.

Gazetari shkruan se kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën.

Postimi i plotë i gazetarit:

Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar. E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën. Përndryshe deputeti i pakicës serbe që e propozoi Simiqin nga foltorja ia futi një kunj parlamentit dhe opinionit, kur tha: “Para popullit serb” e propozojmë për kandidat për nënkryetar Sllavko Simiqin, thua se Simiq po përfaqëson “popullin serb” në Kuvend dhe jo pakicën serbe të Republikës së Kosovës. Është shumë e kuptueshme që opozita të votojë kundër qeverisë së re, por të tregohet kaq e “kujdesshme” për “segregacion etnik” gjatë një votimi tejet formal, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kjo tregon, siç u tha në fillim, për një dominim të inatit irracional ndërshqiptar. A është risi kjo? Jo. Këso apo poshtërsi të ngjashme kanë bërë deputetë të të gjitha partive shqiptare.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti enver robelli glauk konjufca sllavko simiq betimi i qeverise kurti enver robelli glauk konjufca sllavko simiq

Sondazh

Poll