Bota

Osmani uron Konjufcën: U përmbush vullneti i popullit

22 Mars 2021, 12:50 Nga DOSJA
Osmani uron Konjufcën: U përmbush vullneti i popullit

KOSOVË-Vjosa Osmani ka uruar kryetarit e ri të Parlamentit Glauk Konjufcës, për detyrën që ka marrë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ditën e sotme është përmbushur vullneti i popullit.

Gjithashtu, ajo ka thënë se ka qenë nder i jashtëzakonshëm që ka udhëhequr Kuvendin gjatë legjislaturës së shtatë.

“Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë. Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion. Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të punojnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta. Na priftë e mbara!,“- ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të…

Posted by Vjosa R. Osmani on E hënë, 22 Mars 2021

 

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti glaku konjufca vjosa osmani betimi i qeverise kurti glaku konjufca vjosa osmani

Sondazh

Poll