Bota

‘Kandidati serb u votua më shumë se ai shqiptar’, gazetari Robelli revoltohet me deputetët e Kuvendit të Kosovë

22 Mars 2021, 12:58 Nga DOSJA
‘Kandidati serb u votua më shumë se ai shqiptar’, gazetari

KOSOVË– Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Enver Robelli shkruan se përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mos durimi në skenën politike shqiptare të Kosovës ka arritur deri aty sa kandidati i listës serbe votohet më shumë se ai shqiptar.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar i Listës Serbe, Sllavko Simiq i cili mori 91 vota.

Sipas Robellit, ka shumë deputetë shqiptarë që e kanë më të lehtë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën.

Postimi i plotë:

Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar. E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën. Përndryshe deputeti i pakicës serbe që e propozoi Simiqin nga foltorja ia futi një kunj parlamentit dhe opinionit, kur tha: “Para popullit serb” e propozojmë për kandidat për nënkryetar Sllavko Simiqin, thua se Simiq po përfaqëson “popullin serb” në Kuvend dhe jo pakicën serbe të Republikës së Kosovës. Është shumë e kuptueshme që opozita të votojë kundër qeverisë së re, por të tregohet kaq e “kujdesshme” për “segregacion etnik” gjatë një votimi tejet formal, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kjo tregon, siç u tha në fillim, për një dominim të inatit irracional ndërshqiptar. A është risi kjo? Jo. Këso apo poshtërsi të ngjashme kanë bërë deputetë të të gjitha partive shqiptare.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora glauk konjufca qeveria kurti 2 sllavko simiq glauk konjufca qeveria kurti 2 sllavko simiq

Sondazh

Poll