Bota

Vaksinimi kundër COVID19, Britania e Madhe mund të përballet me 2 muaj vonesë në hapjen e ekonomisë, Johnson flet me lider

22 Mars 2021, 11:34 Nga DOSJA
Vaksinimi kundër COVID19, Britania e Madhe mund të përballet me 2

MBRETERI E BASHKUAR- Programi i vaksinave anti-Covid në Britani përballet me një vonesë dy-mujore në rast të një ndalimi të eksportit të Bashkimit Evropian, duke prishur planet e qeverisë për të rihapur ekonominë këtë verë.

Kryeministri britanik Boris Johnson, pritet të flasë me homologët e tij evropianë përpara takimit të së enjtes. The Guardian shkruan se burime për Shoqatën e Shtypit thonë se Johnson foli me presidenten e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me kryeministrat holandezë dhe belgë Mark Rutte dhe Alexander De Croo javën e kaluar.

Von der Leyen tha javën e kaluar se BE po konsideronte “të gjitha opsionet” dhe se janë të gatshëm për të futur kontrolle emergjente mbi prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Boris Johnson mund të flasë edhe me udhëheqësit e tjerë të BE gjatë ditëve të ardhshme, tha burimi qeveritar ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Ben Ëallace, tha se reputacioni i BE ishte në rrezik dhe se, 27 krerët e shteteve dhe qeverive po përgatiten të marrin vendimin e tyre, duke paralajmëruar se “bota po shikon”.

(r.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson ursula von der leyen vaksinimi ne britani boris johnson ursula von der leyen vaksinimi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 10:57

SHBA– Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA për shqetësimet që turmat e mëdha të cilat mblidhen për pushimet pranverore ...