Bota

Diplomati britanik, Michael Davenport emërohet shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

22 Mars 2021, 11:19 Nga DOSJA
Diplomati britanik, Michael Davenport emërohet shef i ri i Misionit të

KOSOVË– Michael Davenport ka marrë detyrën e shefit të ri të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në njoftimin për media të OSBE-së thuhet se ambasadori Davenport ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Serbi nga viti 2013 deri 2017 dhe si ambasador britanik në Serbi nga viti 2010 deri në 2013.

Sipas Alo.rs, pak para emërimit të tij si ambasador në Serbi, Michael Davenport ishte drejtori i Drejtorisë për Rusinë, Azinë Qendrore dhe Kaukazin e Jugut në Zyrën e Jashtme në Londër.

Mes viteve 2007 dhe 2010 ka shërbyer si Drejtor për Rusinë, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar.

Nga viti 2017 Ambasadori Davenport ka shërbyer si ambasador Britanik në Kuvajt.

Davenport, një avokat i kualifikuar britanik dhe diplomat i rryer, ka përvojë në mbikëqyrjen e programeve në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të pakicave dhe qeverisjes së mirë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ambasaodri i osbe ne kosove michael davenport ambasaodri i osbe ne kosove michael davenport

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 10:57

SHBA– Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA për shqetësimet që turmat e mëdha të cilat mblidhen për pushimet pranverore ...