Bota

Me 69 vota pro dhe asnjë abstenim! Glauk Konjufca zgjidhet kreu i parlamentit të Kosovës

22 Mars 2021, 10:35 Nga DOSJA
Me 69 vota pro dhe asnjë abstenim! Glauk Konjufca zgjidhet kreu i

PRISHTINË- Në seancën e mbajtur ditën e sotme, pas betimit të deputetëve, është bërë dhe propozimi për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

Me 69 vota pro dhe 33 kundër dhe asnjë abstendim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

(k.a/dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni betimi i qeverise hoti betimi i qeverise hoti

Sondazh

Poll