Bota

Betimi i qeverisë Kurti/ Deputetet e LVV-së dhe presidentja Vjosa Osmani shihen të veshura me të bardha

22 Mars 2021, 10:19 Nga DOSJA
Betimi i qeverisë Kurti/ Deputetet e LVV-së dhe presidentja Vjosa

KOSOVË-Ka nisur seanca konstruktive e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë ajo që vihet re është se të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë veshur kostume me ngjyrë të bardhë, po ashtu përveç tyre edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

Në fotot e bëra publike në Gazeta Express, shihet se ata janë mbledhur para foltores për të bërë foto.

Pamjet:

 

Sakaq, më herët Vjosa Osmani dhe deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci para seancës së Kuvendit,me anë të një postimi në Facebook, e kanë quajtur, ditën e sotme  “Ditë e bardhë”.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.4

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll