Bota

Betimi i qeverisë Kurti, deputeti më i vjetër Avni Dehari do të qëndrojë në krye të seancës së parë të Kuvendit

22 Mars 2021, 08:50 Nga DOSJA
Betimi i qeverisë Kurti, deputeti më i vjetër Avni Dehari do

KOSOVË-Kuvendi i Kosovës ditën e sotme, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Sipas Gazeta Express, në bazë të rregullave, kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, i cili është Avni Dehari.

Dehari është 73 vjeç, në seancën e tij të parë si deputet do të jetë i ulur në vendin më të rëndësishëm të Kuvendit.  Ndërkohë, në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora avni dehari. betimi i qeverise kurti avni dehari. betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll