Bota

Rritja e numrit të infeksioneve alarmon qeverinë, Gjermania zgjat izolimin e vendit edhe për muajin prill

21 Mars 2021, 16:50 Nga DOSJA
Rritja e numrit të infeksioneve alarmon qeverinë, Gjermania zgjat

GJERMANI- Bllokimi i Gjermanisë pritet që të zgjasë edhe për muajin prill. Stripes shkruan se shkak për zgjatjen e izolimit është bërë rritja e pakontrollueshme e infektimeve në vend.

Masat që do të jenë në fuqi në Gjermani për këtë muaj nuk do të ndryshohen nga ato që janë momentalisht, duke përfshirë shkollat online, restorantet dhe baret të mbyllura, dyqanet jo themelore të mbyllura, mos lejimi i udhëtimit, dhe karantinimi i detyrueshëm.

Plani që Gjermania të qëndrojë e mbyllur edhe muajin prill, pritet që të merret ditën e nesërme, gjatë mbledhjes së qeverisë. Ndërkohë që kjo gjë ka shkaktuar shumë reagime në vend, duke bërë që shumë njerëz të dalin në rrugë për të protestuar në mënyrë që të lirohen kufijzimet.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë 2,660,358 regjistruar persona me Covid, ndërsa 75,205 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ashpersohen masat ne gjermani covid në gjermani izolohet gjermania ashpersohen masat ne gjermani covid në gjermani izolohet gjermania

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 12:00

Turqia nis sulme ajrore në Siri

SIRI– Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriu...