Bota

Greqia i hap kufirin turistëve nga Rumania nga muaji prill, kusht certifikata e vaksinimit

21 Mars 2021, 12:50 Nga DOSJA
Greqia i hap kufirin turistëve nga Rumania nga muaji prill, kusht

GREQI– Rumania dhe Greqia kanw arritur nw  një marrëveshje të përbashkët duke pranuar çertifikatat e vaksinave të njëri-tjetrit në mënyrë që të hapin turizmin midis të dy vendeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministri i Turizmit i Greqisë Harry Theocharis theksoi se është ‘i etur’ të hapë dyert e vendit për turistët rumunë përpara se Bashkimi Evropian të bie dakord për nisjen e pasaportave të veta të vaksinës, raporton Schengen.com .

“Ne me të vërtetë duam që BE të shtojë procedurën për lëshimin e asaj çertifikate shëndetësore të BE. Por deri atëherë, ne duam të kemi diskutime me ministrin rumun për turizmin në mënyrë që të mund të pranojmë turistë edhe para se të arrijmë një marrëveshje në një nivel evropian, “ vuri në dukje Theocharis.

Ministri grek i Turizmit shtoi se vendi po punon në pranimin e pasaportave të vaksinave të lëshuara nga autoritetet në Rumani.

Ai theksoi më parë se vendi pret të fillojë mirëpritjen e turistëve nga Rumania nga mesi i prillit, një muaj para njoftimit të Greqisë për t’u hapur për turistët, në 14 maj.

Theocharis gjithashtu theksoi se të gjithë personat që kanë marrë vaksinën kundër Coronavirusit dhe ata që kanë antitrupa ose tregojnë një rezultat negativ të COVID-19 do të lejohen të udhëtojnë në Greqi nga mesi i majit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni harry theocharis turizmi ne greqi harry theocharis turizmi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 12:00

Turqia nis sulme ajrore në Siri

SIRI– Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriu...

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...