Bota

“Gratë në të zeza” në Serbi protestojnë sot kundër racizmit ndaj shqiptarëve

21 Mars 2021, 10:11 Nga DOSJA
“Gratë në të zeza” në Serbi protestojnë sot

BEOGRAD– Organizata “Gratë në të zeza” në Serbi ka paralajmëruar se do të protestojë sot në Beograd kundër racizmit ndaj shqiptarëve.

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, kjo organizatë do të marshojë kundër racizmit dhe fyerjes ndaj shqiptarëve. Lajmin e ka dhënë vetë organizata në një poastim në ‘Facebook’, ku shkruan se  ky aksion do të organizohet mesditën e sotme, në rrugën “Knez Mihailova” në Serbi.

Me rastin e albanofobisë në rritje në Serbi, “Gratë në të zeza” po organizojnë një aksion anti-racist më 21 Mars – Ditën Ndërkombëtare kundër Racizmit, në rrugën Knez Mihailova, nga ora 13:00 deri në 13:30. Ne dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po prezantojnë termin racist dhe diskriminues ‘Shiptar’ në komunikimin zyrtar. Kjo legalizon gjuhën e urrejtjes shoviniste dhe raciste dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi” , thuhet në mes tjerash në njoftimin e organizatës “Gratë në të zeza”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 'grate ne te zeza' racizmi ndaj shqiptareve serbi 'grate ne te zeza' racizmi ndaj shqiptareve serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...

Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...