Bota

Tensionet SHBA-RUSI! Ambasadori rus në Amerikë mbërrin “për konsultime” në Moskë

21 Mars 2021, 13:07 Nga DOSJA
Tensionet SHBA-RUSI! Ambasadori rus në Amerikë mbërrin

Deklarata e Bidenit nxiti reagimin e Putinit i cili tha se ai uron homologut amerikan “shëndet të mirë” duke shtuar se “njerëzit kanë prirje të iu referohen tjerëve ashtu siç e shohin me të vërtetë veten e tyre”.

Intervista e Bidenit u transmetua vetëm pak kohë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregon se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”. Kremlini menjëherë pati mohuar gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin “absolutisht të pabazuara”.

Ambasadori rus, Anatoli Antonov, iu tha agjencive se do të qëndronte në Moskë “sipas nevojës” dhe se ishin caktuar disa takime.

Pala ruse gjithmonë ka theksuar se ne jemi të interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në të njëjtën masë si kolegët tanë amerikanë“, u citua ai nga agjencia TASS.

Moska rrallë i kthen ambasadorët. Herën e fundit që Rusia ktheu ambasadorin e saj në SHBA ishte në vitin 1998 për shkak të një fushate bombardimesh në perëndim të Irakut.

Në vitin 2014, pasi SHBA-ja tha se Rusia do të përballej me pasoja për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina, presidenti Putin u përmbajt nga tërheqja e ambasadorit në SHBA, duke thënë se kjo masë është një “mjet i fundit”.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anatoly antonov tensionet shba-kine anatoly antonov tensionet shba-kine

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 12:00

Turqia nis sulme ajrore në Siri

SIRI– Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriu...

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...