Bota

Deri në 650 miliardë dollarë! Vendet e G7 arrijnë marrëveshjen për rritjen e ndihmës financiare për vendet e varfra

21 Mars 2021, 11:50 Nga DOSJA
Deri në 650 miliardë dollarë! Vendet e G7 arrijnë

LONDËR – Shtatë ekonomitë më të mëdha të përparuara në botë kanë rënë dakord të mbështesin zgjerimin e parë të rezervave të Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga viti 2009, një hap që synon të ndihmojë vendet në zhvillim të përballen me pandeminë e koronavirusit. 

Britania e Madhe që kryeson G7-në këtë vit, deklaroi se ministrat e Financave janë pajtuar të mbështesin rritjen e volumit të të ashtuquajturës Të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR), që është një monedhë e brendshme që përdoret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan Reuters. Në diskutim është edhe rritja e financimit deri në 650 miliardë dollarë.

G7-ta ka bërë hapa përpara në marrëveshjen për të zgjeruar rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për herë të parë që nga kriza financiare e vitit 2009.

Vitin e kaluar, FMN kërkoi shpërndarjen e SDR-ve për të rritur fondin në një ekuivalente prej 500 miliardë dollarë nga 293 miliardë dollarë që ishte pas vitit 2009 e deri më sot.

Por, kjo kërkesë u kundërshtua në atë kohë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me ndryshimin e administratës amerikane, sekretarja e re e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi se do dëshironte një zgjerim të fondit, por njëkohësisht dëshironte më tepër transparencë se si SDR-të do të përdoren dhe do të tregtohen.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 650 miliardë dollarë samii i g7 650 miliardë dollarë samii i g7

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...