Bota

Elon Musk mohon akuzat se makinat Tesla përdoren për spiunim në Kinë

21 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
Elon Musk mohon akuzat se makinat Tesla përdoren për spiunim në

SHBA– Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të makinave elektrike ‘Tesla’, ka deklaruar se firma e tij do të mbyllet nëse ka prova se automjetet përdoren për të spiunuar Kinën.

Komentet e miliarderit erdhën si përgjigje ndaj raporteve që ushtria kineze kishte ndaluar makinat Tesla, shkruan BBC.

Ushtria kishte ngritur shqetësime të sigurisë në lidhje me të dhënat e mbledhura nga kamerat e instaluara në makina.

Kina është tregu më i madh i Tesla-s pas SHBA-së, duke llogaritur rreth një të katërtën e shitjeve globale të firmës në vitin 2020.

Musk tha se nëse një biznes merrej me spiunim ndaj një qeverie të huaj, “efektet negative për atë kompani do të ishin jashtëzakonisht të këqija”.  “Nëse ka prova se Tesla përdori makina për të spiunuar në Kinë ose kudo, ne do të mbyllemi“, tha Musk.

Firma e makinave të Elon Musk fitoi miratimin për fabrikën e saj në Shangai në 2018, duke u bërë prodhuesi i parë i automjeteve të huaj që operon një fabrikë në pronësi të plotë në Kinë.

Kina është tregu më i madh në botë i makinave dhe qeveria e saj ka promovuar shumë adoptimin e automjeteve elektrike. Kjo kërkesë e ndihmoi Tesla të bënte një fitim prej 721 milion dollarë (519 milion) në vitin 2020.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota elon musk tesla elon musk tesla

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...