Bota

Bullgaria i bën thirrje Rusisë të ndalë fushatën e spiunimit

21 Mars 2021, 10:02 Nga DOSJA
Bullgaria i bën thirrje Rusisë të ndalë fushatën e

BULLGARI– Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i bëri thirrje Rusisë të ndalë fushatës e spiunimit ndaj vendit të tij. Deklarata u bë një ditë pasi autoritetet bullgare shkatërruan një grup spiunimi, që i dërgonte sekrete ushtarake Rusisë.

Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës ushtarake dhe të tanishme, për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian në Ambasadën Ruse në Sofje.

Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse.

Mund të lind nevoja që prap të deklarojmë si të padëshiruar diplomatët rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunimin në Bullgari“, tha Borisov.

Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm“, shtoi ai.

Ambasada e Rusisë në Bullgari mohoi pretendimet e spiunimit. Zyrtarët rusë thanë se kjo është një përpjekje për të dëmtuar dialogun ruso-bullgar.

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Rusia është partneri kryesor energjetik i vendit.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë më 20 mars se qëndrojnë me Bullgarinë kundër veprimtarive “malinje” të Rusisë.

Bullgaria është një vend mik, aleat i NATO-s dhe partner. Ne jemi duke vëzhguar me vëmendje hetimin bullgar mbi një rrjet të dyshuar spiunimi rus. SHBA-ja mbështet fuqimisht sovranitetin e Bullgarisë dhe qëndron me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje në territorin e tyre“, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në Twitter.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, përmes një deklarate dënoi “veprimet armiqësore” të Rusisë.

Marrë nga REL 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bojko borisov bullgaria i bën thirrje rusisë fushata e soiunimit bojko borisov bullgaria i bën thirrje rusisë fushata e soiunimit

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...

Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...