Bota

Rritja e shifrave COVID! Merkel kërkon zgjatjen e masave kundër pandemisë

21 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
Rritja e shifrave COVID! Merkel kërkon zgjatjen e masave kundër

GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kërkon të zgjasë kufizimet për të prandaluar përhapjen e koronavirusit deri në muajin prill, raporton AFP, duke cituar një dokument qeveritar.

Diskutimet e kancelares Merkel me udhëheqësit e landeve do të zhvillohen të hënën (22 mars). Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Agjencia DPA raporton se për shkak të kësaj situate, Qeveria mund të marrë masa shtesë të izolimit.

Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100.000 banorë për të gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9, tha të dielën Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI). Tejkalimi i shifrës 100 shpesh do të thotë se rregullat kundër pandemisë duhet të fuqizohen. Për shembull, të premten, autoritetet në qytetin e Hamburgut shtrënguan masat e kontrollit pasi niveli shtatë-ditësh u rrit mbi 100. Tani ky rajon është në një bllokim shumë më të ashpër.

Të dielën (21 mars) u raportuan 13.733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10.790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja të lidhura me sëmundjen COVID-19, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima.

Sipas RKI, që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 2.659.516 raste me koronavirus. Numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi shumë raste të të infektuarve nuk zbulohen.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel masat ne gjermani angela merkel masat ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 12:00

Turqia nis sulme ajrore në Siri

SIRI– Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriu...

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...