Bota

Turqia nis sulme ajrore në Siri

21 Mars 2021, 12:00 Nga DOSJA
Turqia nis sulme ajrore në Siri

SIRI– Turqia ka nisur sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (SOHR).

Një avion luftarak turk ka goditur pozicionet ushtarake të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa“, njoftoi organizata.

Ky është sulmi i parë që nga “Operacioni Pranvera e Paqes” – një fushatë ushtarake që Turqia e ndërmori në vitin 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.

Operacioni u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, që i lejuan Turqisë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit.

Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.

Organizata tha më 21 mars se sulmet ajrore turke ndodhën në të njëjtën ditë kur u shënuan përleshje të armatosura midis forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia. Raportohet se ka pasur edhe viktima.

Përplasjet midis të dyja palëve kanë vazhduar për 24 orët e fundit”, tha drejtori i SOHR, Rami Abdul Rahman.

Forcat kurde siriane konsiderohen nga Turqia të jenë një “degë terroriste” e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit. Por, ata gjithashtu kanë qenë një aleat kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Marrë nga REL 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota turqia nis sulmet ndaj sirise turqia nis sulmet ndaj sirise

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 09:29

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexh...

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...