Bota

Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

21 Mars 2021, 09:29 Nga DOSJA
Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit

TURQI– Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan u botua në Gazetën Zyrtare.

Konventa e Këshillit të Evropës e vitit 2011 është marrëveshja e parë detyruese në botë kundër dhunës ndaj grave, kundër përdhunimit martesor, dhunës në familje deri tek gjymtimi i organeve gjenitale të grave. Marrëveshja u prezantua për nënshkrim më 11 maj 2011 në Stamboll. Deri tani ajo është nënshkruar nga 45 shtete dhe Bashkimi Evropian; Gjermania ishte një nga të parat që e nënshkroi.

Politikanët konservatorë në Turqi kërkuan një dalje nga konventa me arsyetimin se marrëveshja dëmton unitetin e familjes dhe promovon divorcin. Ministrja për Familjen, Punën dhe Politikën Sociale, Zehra Zumrut, shkroi në Twitter se garantimi i të drejtave të grave në ligjet dhe kushtetutën turke është i mjaftueshëm. “Sistemi ynë i drejtësisë është dinamik dhe mjaft i fortë për të zbatuar rregullore të reja nëse është e nevojshme.”

Hap i madh prapa

Këshilli i Evropës tha se ky është një “lajm shkatërrues” dhe një “hap i madh prapa” në përpjekjet për të mbrojtur gratë. Dalja rrezikon mbrojtjen e grave jo vetëm në Turqi, por “në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, tha KE në një deklaratë.

Fenomen i përhapur

Dhuna ndaj grave është ende një fenomen i përhapur në Turqi. Sipas organizatës “Ne do t’i Ndalojmë Vrasjet Ndaj Grave” vetëm gjatë vitit të kaluar në Turqi u vranë nga burrat të paktën 300 gra. Më 8 Mars Presidenti Erdogan tha se ai do të marrë veprime më të forta kundër dhunës ndaj grave dhe të forcojë familjen, themeli i së cilës është “burri dhe gruaja”, si një institucion.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota konventa e stambollit turqia konventa e stambollit turqia

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...

Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...