Bota

Mjekët në Mianmar protestojnë kundër dhunës policore

21 Mars 2021, 08:59 Nga DOSJA
Mjekët në Mianmar protestojnë kundër dhunës policore

MIANMAR– Punëtorët shëndetësorë dolën në rrugë në Mianmar – që njihet edhe si Birmani – për të kundërshtuar dhunën e forcave të sigurisë ndaj protestuesve, të cilët janë kundër grusht shtetit dhe kërkojnë kthimin e një qeverie civile.

Mianmari është përballur me trazira që nga 1 shkurti pasi ushtria e zbatoi një grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen, Aung San Suu Kyi.

Forcat e sigurisë kanë goditur protestuesit me forcë vdekjeprurëse. Qindra mjekë dhe infermierë duke mbajtur fotografitë e udhëheqëses Suu Kyi marshuan në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, që njihet edhe si kryeqyteti kulturor i vendit.

Gati 250 vdekje janë konfirmuar pas grushtit të shtetit, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), edhe pse numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.

Më shumë se 2.300 të tjerë janë arrestuar, tha grupi. Kundërshtimi ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur të ndalin trazirat.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të miratojnë sanksione kundër 11 zyrtarëve të juntës në një takim më 22 mars.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota protesta ne mianmar protesta ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...

Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...