Bota

Protestë e dhunshme kundër bllokimeve anti-COVID në Londër dhe Gjermani

21 Mars 2021, 07:37 Nga DOSJA
Protestë e dhunshme kundër bllokimeve anti-COVID në Londër

Në Gjermani, policia përdori makinat e ujit dhe spërkatës me lëndë irrituese kur një grumbullim i rreth 20,000 protestuesve kundër bllokimeve dhe rregullave të tjera për koronavirusit u shndërrua në dhunë.

Protestues nga e gjithë Gjermania u mblodhën në qytetin qendror të Kasselit për marshimin, i cili u organizua nga “Querdenker” – një lëvizje konspirative në internet.

Policia tha në Twitter se protestuesit kishin hedhur shishe kundër saj dhe se pati përpjekje për të kapërcyer pengesat.

Policia tha se protestuesit nuk iu bindën udhëzimeve që ishin dhënë për të ndihmuar në sigurinë e njerëzve, duke përfshirë refuzimin e mbajtjes së maskave të fytyrës dhe distancimin shoqëror.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Asnjë vaksinim i detyrueshëm” dhe “Demokracia nuk e toleron censurën”.

Marshuesit u përballën me kundërprotestues që mbanin maska. Njëri prej tyre mbante një pankartë ku shkruhej “Jam vaksinuar”.

Gjermania është në muajin e katërt të bllokimeve dhe përpjekjet e vaksinimit kanë ecur ngadalë në krahasim me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, prandaj, shumë njerëz, po shfaqin gjithnjë e më shumë irritim për faktin që vendi nuk ka një rrugë të qartë për kthimin në jetën normale.

EDHE NË LONDËR

Edhe në Londrën qendrore pati përleshje, kur protestuesit kundër bllokimeve marshuan, duke sfiduar paralajmërimet e policisë që ata të mos afroheshin për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Policia tha se ata kishte bërë 33 arrestime, shumica për shkelje të rregullores së COVID-it.

Sipas policisë në protestë morën pjesë deri në 10,000 njerëz. Ata mbanin parulla ku shkrihej “Ndal shkatërrimit të jetës së fëmijëve tanë,” “Pandemiaështë e rreme”.

Njërëzit, të cilët qëndronin pranë njëri-tjetrit hidhnin shashka dhe brohorisnin.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjermani londer gjermani londer

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2021, 07:20

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Juris...

Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...