Sport

“Këpuca e Artë”, Robert Lewandowski merr “arratinë”…

21 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA
“Këpuca e Artë”, Robert Lewandowski merr

GJERMANI – Me trisin ndaj Stuttgart, polaku Robert Lewandowski arrin në kuotën 35 golave në Bundesligë, duke përmirësuar edhe rekordin e tij të sezonit të kaluar (34 gola). Për momentin, sulmuesi i Bayern Munich është edhe futbollisti që kryeson klasifikimin për “Këpucën e Artë”, një çmim që ai e humbi vitin e kaluar.

Lewandowski aktualisht renditet përpara Ronaldos me 23 gola dhe Messi, Haaland dhe André Silva, që kanë realizuar nga 21 gola. Kur dihet, që deri në përfundim Bundesliga ka edhe 8 javë ndeshje për të zhvilluar, sulmuesi i Bayern Munich i ka të gjitha mundësitë për të shënuar sërish dhe kaluar shifrën e 35 golave të realizuar.

Në sezonin 2019-2020, çmimin “Këpuca e Artë” e fitoi sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile me 36 gola të realizuar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich ciro immobile kepuca e arte robert lewandowski bayern munich ciro immobile kepuca e arte robert lewandowski

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2021, 16:52

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...