Sport

Drenica ndal Dritën, Besa surprizon Feronikelin. Ballkani dhe Prishtina fërkojnë duart

20 Mars 2021, 16:07 Nga DOSJA
Drenica ndal Dritën, Besa surprizon Feronikelin. Ballkani dhe Prishtina

KOSOVE – Java e 26-të e Ipko Superligës së Kosovës ka nisur me surpriza, kur sot janë zhvilluar vetëm dy takime. Skuadra e Besës, e fundit në renditje, ka befasuar Feronikelin që nga Klodian Duro, teksa e ka mundur 2-1. Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë. Dy herë ka shënuar Tahiri (16’, 40’(p) për Besën, ndërkohë që Feronikeli ka barazuar përkohësisht me anë të Simonovskit (28’).

Befasinë e dytë e ka shkaktuar skuadra e Drenicës në transfertë. Pa kaluar as tri ditë nga dorëheqja e trajnerit gjirokastrit Bledar Devolli, drenicarët kanë barazuar 1-1, duke ndalur kampionët e Dritës. Skuadra e gjilanase shënoi e para me Shabanin (28’), por Drenica shënoi golin e barazimit me anë të Zabergjas (41’). Në vijim rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi.

Pas ndeshjeve të javës së 26-të, Ipko Superligën e Kosovës e kryeson Drita me 55 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 52 dhe Prishtina me 50 pikë, të cilat kanë edhe nga një ndeshje më pak dhe mundësinë për të ndryshuar tabelën e renditjes. Nesër do të luajnë Llapi-Arbëria dhe Trepça ’89-Ballkani.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ballkani drita feronikeli ish-skuadra e devollit prishtina ballkani drita feronikeli ish-skuadra e devollit prishtina

Sondazh

Poll