Sport

VIDEO / Bayern Munich nuk njeh rival, tashmë me njërën dorë tek titulli

20 Mars 2021, 17:02 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern Munich nuk njeh rival, tashmë me njërën dorë

GJERMANI – Bayern Munich është i një tjetër planeti në Bundesliga. Bavarezët po shkojnë drejt titullit të 9-të radhazi në Gjermani, pasi po vazhdojnë të fitojnë. Në javën e 26-të skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e 4-t rresht, pasi mposhti lehtësisht në “Allianz Arena” Shtuttgartin me shifrat 4-0, duke e thelluar sërish në +4 avantazhin ndaj Leipzig të vendit të dytë.

Edhe pse me 10 lojtarë, që nga minuta e 12-të pas daljes me karton të kuq të kanadezit Alfonso Davis, Bayerni nuk ndalet falë një super Robert Lewandowski, autor i një 3-golëshi, i cili e ngjiti në kuotën e 35 finalizimeve në kampionat, zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë. Pas një asisti të marrë nga Serge Gnabry, bomberi polak zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të.

Gnabry shënoi edhe të dytin 4 minuta më vonë, përpara se vinte edhe “show” personal i Levës, që shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 23 dhe 38-të. Në pjesën e dytë pavarësisht përpjekjeve të Shtuttgart, rezultati mbeti i pandryshuar me Bayernin që mori një fitore të rëndësishme në garën për titull.

Pas dy javësh kur të rikthehet Bundesliga, pas pauzës së kombëtareve, bavarezët do të kenë përballjen direkte ndaj Leipzig që mund të vendosë shumë përsa i përket fateve të Meisterschale-s.

Në ndeshjet e tjera Frankfurt fitoi 5-2 ndaj Union Berlin, Dortmundi ngeci në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Koln, ndërkohë që Wolfsburg hodhi një tjetër hap drejt kualifikimit në Champions, pasi triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Werder Bremen.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2021, 16:52

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...