Sport

Dasma e çuditshme e Lunin, portierit të Realit që nuk luan kurrë, i cili martohet… me tuta dhe atlete!

20 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA

SPANJE – Kjo është situata absurde e Andriy Lunin, portieri ukrainas të Real Madridit. Një nga lojtarët me perspektivën më të mira në botë në rolin e tij, ai që me ekipin kombëtar U-20, fitoi kampionatin botëror në 2019, duke marrë edhe çmimin si portieri më i mirë i garës.

Megjithatë, për të te “los blancos” do të kishte vetëm një pritje të gjatë dhe të lodhshme, e cila zgjati gati tre vjet. Ishte 22 qershor 2018, kur “blancos” pagoi 8.5 milionë euro plus 4 bonuse për kartonin e tij në arkat e Zorya Lugansk: Lunin u bashkua me klubin spanjoll me një kontratë deri në vitin 2023, me një mundësi zgjatje për një sezon të gjashtë.

Portieri i ri u punësua për të bërë të dytin, por duke pasur parasysh lëvizjet në treg të Real Madridit, ukrainasi u gjend para Thibaut Courtois dhe Keylor Navas dhe në fund të gushtit të të njëjtit vit, ai u huazua për një vit te Leganes. Por Lunin nuk gjeti hapësirë ​​as në klubin e vogël të Madridit.

Atje, ai e gjeti veten pas 35-vjeçarit Ivan Cuellar në hierarki dhe nuk shpërtheu në pesë paraqitje gjithsejt në La Liga. Më keq akoma i shkoi atij në sezonin vijues te Valladolid: zero ndeshje në La Liga dhe vetëm dy në “Copa del Rey”. Pastaj erdhi huazimi për gjashtë muaj të tjerë në Oviedo, ku të paktën ai luajti. Pastaj, pas 943 ditësh pritje, më në fund, debutoi me “los blancos”. Dhe kur, në humbjen e bujshme kundër Alcoyano në “Copa del Rey”?

Pas kësaj, përsëri Lunin qëndron në stol. Me pak fjalë, periudha e Madridit për Lunin është një zhgënjim. Por ukrainasi nuk u dëshpërua dhe për ngushëllim preferoi t’i kushtohej… familjes. Dhe ja fotot e dasmës me partneren e tij Anastasia, e cila u zhvillua në një ceremoni civile, në profilin e tij në Instagram. Nuk ishte dasma e shekullit, duke pasur parasysh pamundësinë e miqve dhe të afërmve nga Ukraina, duke pasur parasysh kufizimet për shkak të pandemisë Covid-19.

Por nga ana tjetër, Lunin arriti të fitonte titujt… për veshjet e tij. Në fakt, dhëndri dhe nusja u paraqitën për të zyrtarizuar bashkimin e tyre, të veshur me dy kostume sportive dhe me atlete. Jo me veshje ceremoniale, që gjithkush përdor në një nga ditët më të rëndësishme të jetës. Por në fund të fundit, që kur ai ka arritur në Madrid, asgjë nuk ka qenë normale për Lunin!

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andriy lunin ivan cuellar keylor navas portieri ukrainas real madridi thibaut courtois andriy lunin ivan cuellar keylor navas portieri ukrainas real madridi thibaut courtois

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2021, 16:52

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...