Sport

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

20 Mars 2021, 16:52 Nga DOSJA
Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka vazhdon të marshojë e vetme në krye edhe pas kësaj jave të 24-t të kampionatit.

Vardari shënoi i pari me Mirçevskin në minutën e 11-të, ndërkohë që Shkëndija përmbysi gjithçka, në minutat 27 dhe 34 më anë të Ramadanit dhe Ibraimit. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kuqezinjtë realizuan edhe plot 4 herë të tjera me Ibraimin, Doriev, Hebajn dhe  Elezin, duke e turpëruar kështu rivalët e përjetshëm në kampionat.

Në sfidat e tjera spikat fitorja e Shkupit në transfertë ndaj Sileksit 1-3. Për kryeqytetasit gjeti sërish rrugën e rrjetës ish-sulmuesi i Kategorisë Superiore, Rexhinaldo, i cili vulosi shifrat në 1-3.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll