Sport

Teuta kërkon kthesën me Partizanin, Martini: “Shpresojmë të fitojmë”!

20 Mars 2021, 15:29 Nga DOSJA
Teuta kërkon kthesën me Partizanin, Martini: “Shpresojmë

DURRES – Pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Teuta nesër, në orën 16:00, do të përballen me Partizanin në “Elbasan Arena”, në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Trajneri Edi Martini, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, ku ka folur për gjendjen e skuadrës së “djemve të detit”, por edhe probleme të tjera.

Partizani i lodhur? “Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme dhe ato 30 minutat kur i sheh nga jashtë qëndrojnë, por motivimi i skuadrave i bën të padukshme. Gjithsesi ne vijmë nga një kualifikim në Kupë me Kukësin dhe na ka dhënë moral, kurse Partizani vjen pas eliminimit në kupë. Primar është kampionati për të dyja ekipet dhe jemi në garë për titull. E dimë çfarë ndeshje na pret, mes skuadrave rivale, Përqendrimi është në maksimum për këtë ndeshje dhe shpresoj të ndahemi mirë”.

Sulmi deciziv? “Jam me atë që sulmi, mbrojtja dhe mesfusha janë një. Sulmohet dhe mbrohet me çdo lojtarë. Kanë detyrë të shënojë kushdo. Janë edhe goditjet standarde, janë edhe mesfushorët në lojë. Me rëndësi është të fitojë ekipi dhe ata që luajnë në sulm të punojnë për ekipin në të dyja fazat. Shpresojmë të fitojmë”.

Synimi për ndeshjen? “Preferoj të luaj keq si me Kukësin dhe Partizani të luajë mirë si me Laçin dhe në fund të fitojmë ne. Ekipet poshtë u kanë marrë pikë edhe ekipeve të tjera, Kastrioti ka ndalur edhe Laçin e Partizanin. Edhe Bylisi u ka marrë pikë në Ballsh të tjerëve. Nuk është se ne me ta barazuam në Durrës, ku do ishte shumë hap fals. Megjithatë me Kastriotin e bëmë një hap fals, e nënvlerësuam kundërshtarin dhe menduam për kupën dhe ndeshjet e tjera të kampionatit me rivalët kryesorë. Nuk ka ekipe të dobëta e të forta, diferencat janë të vogla dhe duhet përqendrim. Tre pikët të çojnë përpara, pavarësisht kundërshtarit”.

Mungesa e pasimeve për Krasniqin? “Ky është këndvështrimi juaj. Kemi pasur raste plot dhe nuk i kemi shfrytëzuar. Ne kemi shpërdoruar pafund, edhe të fundit e të parafundit. Ekipi mbron i gjithi dhe sulmon i gjithi. E rëndësishme është ta dalim para porte dhe pastaj është edhe çështje fati”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edi martini sfida ndaj partizanit trajneri i durrsakeve trajneri i teutes edi martini sfida ndaj partizanit trajneri i durrsakeve trajneri i teutes

Sondazh

Poll