Sport

VIDEO / Super Benzema, Reali rrit shanset për titull, 3 pikë larg Atleticos!

20 Mars 2021, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO / Super Benzema, Reali rrit shanset për titull, 3 pikë larg

SPANJE – Fitorja 3-1 ndaj Atalantës në Champions League, e cila i kualifikoi “los blancos” në çerekfinale, është pasuar tani nga një tjetër fitore 3-1. Real Madridi, këtë here ka triumfuar në La Liga në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos, duke e ngushtuan përkohësisht në 3 pikë largësinë me Atleticon kryesuese, që nesër do të luajë ndaj Alaves.

Në takimin ndaj Celtas, Realin e mori për dore një super Karim Benzema (20’, 30’), i cili shkëlqeu me dy gola dhe një assist në golin e tretë, të shënuar nga Asensio. Për Celtan realizoi në minutën e 40-të Santi Mina.

Ndeshjen e radhës në kampionat, Real Madrid do ta ketë ndaj Eibar më 3 prill, ndërkohë që Benzema me këto dy gola shkoi në kuotën e 17 finalizimeve në kampionat, duke rritur shanset për “Këpucën e Artë” për të cilën është në garë me Lionel Messin dhe Luis Suarez, që pozicionohen në dy vendet e para respektivisht me 21 dhe 18 gola.


B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletic madrid celta karim benzema lionel messi los blancos luis suarez real madrid atletic madrid celta karim benzema lionel messi los blancos luis suarez real madrid

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2021, 16:52

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...