Sport

Kategoria e Parë: Burreli kap kreun mes tensionit, nuk falin Egnatia dhe Lushnja

20 Mars 2021, 16:54 Nga DOSJA
Kategoria e Parë: Burreli kap kreun mes tensionit, nuk falin Egnatia dhe

TIRANE – Janë katër takime të javës së 16-të në të dy grupet e kampionatit të Kategorisë së Parë. Tensioni nuk ka munguar në ndeshjen midis Burrelit dhe Erzenit, ku matjanët fituan me rezultatin 1-0, pas golit të shënuar nga Danaj në minutën e 87-të të ndeshjes.

Këtu shijakasit kanë protestuar për golin e pësuar dhe në fushë ka shpërthyer konflikti, ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Trajneri i Erzenit, Dorian Bubeqi, është konfrontuar me  Policisë Bashkiake, ndërkohë që nuk kanë munguan as kartonët e kuq në fushë për Hasën dhe Troplinin.

Ndeshja tjetër në grupin A, ishte ajo që u zhvillua midis edhe Partizani B dhe vlonjatëve të Orikut, që u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. Pas ndeshjeve të sotme, Burreli me 31 pikë kryeson renditjen, ndërkohë që Dinamo me 29 pikë, nesër do të përballet me Besëlidhjen në Lezhë.

Ndërkohë në grupin B, skuadra e Egnatias që kryeson grupin B me 31 pikë, ka mundur rivalët e Besës me rezultatin 3-1 dhe afrohet edhe më shumë me Superioren. Gjithashtu edhe Lushnja triumfoi ditën e sotme, teksa fitoi 1-0 kundër Flamurtarit, ku goli i Haxhiut vendosi fatet e kësaj ndeshjeje.

Ja përfundimet teknike të katër ndeshjeve të javës së 16-të në Kategorinë e Parë

GRUPI A
Burreli-Erzeni 1-0 (Danaj 87’)
Partizani B-Oriku 0-0

GRUPI B
Lushnja-Flamurtari 1-0 (Haxhiu 62’)
Egnatia-Besa 3-1 (Shtubina 14’(p), Eller 72’, Magani / Kaina18’ (p)

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport burreli dinamo egnatia erzeni kategoria e pare burreli dinamo egnatia erzeni kategoria e pare

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2021, 16:52

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...