Sport

Shqipëria U-21/ Risi në listën e përfaqësueses, Bushi zbulon lojtarët e grumbulluar

20 Mars 2021, 13:16 Nga DOSJA
Shqipëria U-21/ Risi në listën e përfaqësueses, Bushi

SHQIPËRI-Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushi, ka dalë këtë të shtunë në një konferencë për mediat ku ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur në prag të grumbullimit që Shpresat do të zhvillojnë nga data 22 mars deri më 31 mars.

Trajneri kuqezi shpjegoi listën me lojtarët e grumbulluar, ku sërish për shkak të pandemisë, një pjesë e lojtarëve e kanë pasur të pamundur të jenë pjesë e këtij grumbullimi rutinë, që zhvillohet përpara nisjes së fushatës së eliminatoreve të europianit 2023, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 4 qershor në transfertë ndaj Andorrës. Përgjatë këtij grumbullimi janë planifikuar të luhen dy ndeshje miqësore, teksa është konfirmuar pak ditë më parë ndeshja kundër ekipit të Tiranës.

Në listën e trajnerit Alban Bushit, bie në sy prania e lojtarëve nga Kategoria Superiore, teksa nuk mungojnë as nga Kategoria e Parë. Shkak i pranisë së madhe të tyre janë edhe kufizimet e shumta prej rregullave të pandemisë në shtete të ndryshme. Grumbullohen për herë të parë 3 lojtarë, Hajdin Saliu, nga Lokomotiva e Zagrebit, Altin Bytyçi, nga Kukësi dhe Lundrim Hetemi nga Vejle.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban bushi shqiperia alban bushi shqiperia

Sondazh

Poll