Sport

Ish-agjenti i Neymar bën deklaratën e bujshme: Braziliani do të bashkohet me Messin, por jo te PSG

19 Mars 2021, 18:07 Nga DOSJA
Ish-agjenti i Neymar bën deklaratën e bujshme: Braziliani do të

ARGJENTINË-“Neymar do të luajë me Messin, por jo te PSG, por në Barcelonë. Në një ekip tjetër dyshoj se mund të bëhet”. Këto janë fjalët e Andre Cury, ish-agjenti i Neymar dhe dhe njeri i besuar ndër vite i klubit katalan për merkaton në Brazil. Sipas gazetës argjentinase El Litoral, këto janë fjalët e ish-agjentit të numrit 10 të Paris Saint-Germain në lidhje me të ardhmen e Leo Messi dhe klientit të tij të vjetër. Në fakt, Cury shpjegoi se dy sezone më parë Barça ishte shumë pranë ribashkimit të dy fenomeneve, që në vitin 2015 udhëhoqën “blaugranat” drejt suksesit të dytë të trefishtë në historinë e klubit.

“Dy vjet më parë ne u përpoqëm të nënshkruanim përsëri me Neymarin. Mungoi shumë pak për marrëveshjen totale, që do ta zhvendoste nga Parisi në Barcelonë, – siguroi ai.Lidhur me situatën aktuale, Cury thotë se nuk ka gjasa që presidenti i ri i Barça, Joan Laporta të përpiqet të bëjë një operacion si ky, por ai e thotë fjalën e tij për zgjedhjet presidenciale të klubit katalanas: “Unë mendoj se Laporta është një president i shkëlqyeshëm për Barcelonën “.

Do të doja ta shihja Neymarin përsëri krah Leos, por do të doja shumë më shumë që kjo të ndodhte në Barcelonë, ​aty ku ata nuk duhet të ishin ndarë kurrë. Do të isha shumë i lumtur t’i bashkoja përsëri “, këmbënguli Cury. “Neymar i ka dyert e hapura te Barcelona, katalanët e dinë që shitja e tij ishte gabim dhe madje edhe ai pranoi disa kohë më vonë.”

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport messi neymar messi neymar

Sondazh

Poll

Sport 19 Mars 2021, 06:34

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...